Maqedoni
ASH: Gjuha shqipe nuk zbatohet në ditarin elektronike
10.06.2022 14:28
Edhe pse Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka edhe ministrin edhe zv/ministrin shqiptarë...

Edhe pse Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka edhe ministrin edhe zv/ministrin shqiptarë, nxënësit shqiptarë dhe arsimtarët akoma po ballafaqohen me problemete të shumta, siç është mos plotësimi i deftesave në mënyrë elektronike, si dhe mos zbatimi i gjuhës shqipe në ditarin elektronik, akuzojnë nga Aleanca për Shqiptarët. Sipas Naim Bajramit nga ASH, arsimtarët shqiptarët akoma po ballafaqohen me probleme të natyrës së ndryshe, ndërsa arsimtarët maqedonas nuk i kanë këto probleme.
“Deri kurë arsimtarët shqiptarë do të diskriminohen dhe degradohen si të pa aftë, dhe do të detyrohen që të kërkojnë para nga nxënësit ose të paguajnë vet për mbushjen e dëftesave, ndërsa arsimtarët maqedonas vetëm me shtypjen e sustes “PRINT”, u shtypet dëftesa. Deri sa ishte ministër zonja Carovska kjo edhe mund të kuptohej, por kur ministry dhe zv/ministry janë shqiptarë kjo nuk do asnjë koment më tepër… por pranoni se nuk jeni të aftë ta menaxhoni dhe ta implementoni gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.”, tha Naim Bajrami nga ASH.
ASH: Qeveria eksperte e keqmenaxhimit të resurseve
Bajrami poashtu kanë akuzuar edhe për keqmenaxhimin e Qeverisë me veturat zyrtare dhe sipas tij Qeveria tanimë është bërë model për keqmenaxhimin e resurseve publike.
“Kjo Qeveri tanimë është bërë eksperte e keqmenaxhimit me resurset publike, dhe keq menaxhimit të parave të qytetarëve, dhe kjo nuk na habit, por për kundrazi. Prandaj ideja dhe kërkesa jonë është që sa me parë kjo Qeveri të shkoj.”, tha Bajrami.
ASH edhe njëher riaktualizuan kërkesën për zgjedhje parlamentare sa më shpejtë që është e mundur.
FITIM KRYEZIU
