Maqedoni
ITSHKSH, shënohet 144 vjetori i Lidhjes së Prizrenit
10.06.2022 14:47
144 vjet më parë u themeluar Lidhja e Prizrenit, që shënuan organizimin e parë ushtarako-politik...

144 vjet më parë u themeluar Lidhja e Prizrenit, që shënuan organizimin e parë ushtarako-politik shqiptar në kohën moderne. Kjo lidhje kishte si qëllim çlirimin dhe ruajtjen e teritoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllav dhe ai grek, theksuan pjesmarrësit në manifestimin e shënimit të Lidhjes së Prizrenit, nën organizimin e ITSHKSh-së dhe Shoqërisë Lëvizja.
“Pas Kuvendit të Lezhës, pas atij bashkimi që kishte bërë Gjergj Kastriot Skenderbeu, ishte bashkimi në Lidhjen e Prizrenit, ai që vuri themelet e levizjes komblëtare shqiptare të historisë sonë moderne.”, tha veprimtari Xhevat bislimi.
“Në historinë tonë kombëtare, Lidhja e Prizrenit shënon një nga ngjarjet më lapidare dhe më frymëzuese të të gjithë kombit. Kjo u shpalos dhe u lartësua nëpërmjet identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe identitetit evropian të shqiptarëve dhe poashtu legjitimoi aspiratat e shqiptarëve për shtetformimim.”, tha veprimtari Mirvan Xhemaili.
Përpjekjet e shqiptarëve për shtetformim i filloi Lidhja e Prizrenit, kurse i mbaroi Lëvizja Popullore e Kosovës përmes UÇK-së, tha drejtori i ITKSh-se Skender Asani.
“Vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, kur LPP si një organizatë ushkatarko-politike e formoi një organizaë ushtarake, që në vete ka tri shkronja, por në këto tri shkronja janë sublimuar në vete, sakfrifica e shumë e shumë atdhetarëve, organizatave dhe këto tri shkronja inicuan dhe filluan luftën e armatosur që përfundimisht të ndryshojnë rrjedhën historike të shqiptarëve në ballkan dhe ajo e arriti qëllimin.”, tha drejtor i ITKSH-së, Skender Asani.
Një nga motot kryesore të lidhjes së Prizrenit ishte “pa gjuhë nuk ka komb”, andaj drejtori i agjencisë por zbatimin e gjuhëve bëri thirrje që ti dalim zot gjuhës tonë shqipe.
“Pa këtë gjuhë, nuk ka asnjë perspective dhe as që mund të paramendojm ekzistencën tonë kombëtare. Siç e dimë, gjuha shqipe u kultivua nga riindasit tanë dhe u ngrit në piadestalin më të lartë, prandaj këtë duhet ta bëjmë edhe sot, pa asnjë ngurim dhe pa asnjë dilemë.”, tha drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe në RMV, Ylber Sela.
Në manifestim u interpretuan edhe këngë popullore shqiptare, të kenduar nga ansambli shtetëror i kënegeve dhe valleve shqipe, si dhe u prezentua një reportazh për Lidhjen e Prizrenit.
BELINDA KOKA ADEMI
