Maqedoni
Aktgjykimi për "Talir 2", Mickovski: Vendimi është sjellur nga gjykatës të politizuar
10.06.2022 15:16
Vendimi gjyqësor për rastin "Talir 2" me të cilin duhet konfiskuar selia e VMRO-DPMNE...

Vendimi gjyqësor për rastin "Talir 2" me të cilin duhet konfiskuar selia e VMRO-DPMNE, ka ngjallur reagimin e VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të sajë Hristijan Mickovskit. Sipas tij vendimin ishte politikisht i montuar përmes gjykatësve dhe prokurorëve të politizuar. Ai para opnionit shpalosi disa fakte dhe vërejtje për procedurën gjyqësore, theksoi se kjo lëndë është dorëzuar në mënyrë joligjore nga paditës i pautorizuar, jasht afatit 18 mujor nga ana e tani të akuzuarës për "Zhvatje" Katica Janeva.
“Vetë publikimi i këti aktvendimi ngjasonte në gjithçka por jo në veprim të procesit. E njejta ngjasonte në process politik në regji të LSDM-së dhe BDI-së, prokuroët dhe gjykatësit. Aktvenimi ishte i shkurar pasonte vetëm publikimi i sajë… Pasi ta marrim vendimin me shkrim, do ta ankimojmë para Gjykatës së Apelit, nuk presim të ndodhë apo ndryshojë diçka në këtë prokurori dhe gjyqësor të politizuar, por ne do ti shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat juridik që i kemi në dispozicion ndërsa shqyrtojmë edhe mundësinë që procedurën ta hapim edhe në Strazbur dhe drejtësia do të dëshmohet.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Sipas Mickovskit, pushteti këtë e bën me qëllim që të defokusojë popullin nga problemet akutuale me krizën ekonomike kështu duke mbuluar paaftësitë e sajë për ballafaqim me situatën e krijuar. Theksoi se pushteti mundohet të fundosë VMRO-DPMNE-në dhe Mickovskin dhe nuk mirren me inflacionin, varfërinë dhe me gotitjet e mëdha të çmimeve.
FLORIJE BELULI KAMBERI
