Maqedoni

Zgjerimi i BE-së, Sholc: Të përmbushen kushtet, kompromise pragmatike

10.06.2022 15:31

Rruga drejt anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor është realiste...

Rruga drejt anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor është realiste por vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet dhe bëhen kompromise, ka deklaruar kancelari gjerman Olaf Sholc gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, në saje të vizitës së tij dy ditore Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi është një ndër prioritet e qeverisë gjermane, është shprehur Sholc, por kjo sipas tij varet edhe nga vetë vendet kandidate.
 
“Të gjitha vendet duhet të jenë të gatshme edhe për kompromise pragmatike dhe poashtu duhet plotësuar kushtet e nevojshme. Procesi i Berlinit është një shenjë që Gjermania me të gjitha mundësitë që ka do të bëj gjithçka që është e mundur për ti ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor që ti bashkangjiten BE-së në kohën e duhur dhe për ti bindur ato që rruga duhet ndjekur. Ne vetë nuk mund të vendosim për asgjë, për këtë të rëndësishëm janë pjesëmarësit këtu në vend.”, tha kancelari gjerman Olaf Sholc. 
 
Sholc do të vizitojë Serbinë dhe Greqinë ndërkaq të shtunën do të mbërij në Shkup ku optimizmi për marrje të datës është në mëdyshje nisur nga realcioni Shkup – Sofje. 
 
Mickovski: Tre kërkesat e Petkovit, ultranacionaliste
 
Kryetari I VMRO – DPMNE-së Hristijan Mickovski kritikoi tre kërkesat e kryeministrit bullgar Kirill Petkov duke i vlerësuar si ultranacionaliste për ta mbajtur pushtetin.
 
“Tre kërkesat janë më radikale nga kërkesat e Karakaçanov, pasiqë ai thotë ‘deklarata e parlamentit që është ultraasimiluese’ pastaj thotë ‘bullgarët në kushtetutë’ dhe në fund ‘marrëveshja për fqinjësi’. Nuk e di se cili njeri normal në Maqedoni do ta pranojë këtë. Un nuk njoh njeri të tillë.”, tha kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickovski. 
 
Radev: Vetoja ndaj RMV-së të mbetet në fuqi
 
Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev ka kërkuar që vetoja për Maqedoninë e Veriut të mbetet derisa nuk formohet një shumicë e re parlamentare në Bullgari, pasi të mërkurën u shpartallua koalicioni katërpartiak të kryeministrit Kirill Petkov, me tërheqjen e ministrave të Sllavi Trifonov.
 
“Partitë përfaqësuese në parlament sa më shpejt duhet të gjejnë dalje nga situata, pasiqë na duhet qeverisje e përgjegjshme dhe e qëndrueshme. Përderisa partitë kërkojnë formimin e shumicës qeverisëse, qeveria do të duhet që të sigurojë pagesat sociale dhe mbështetje për bizneset. Vetoja për Maqedoninë e Veriut të mbetet në përputhje me kornizën e miratuar të Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare dhe të sigurohet funksionalitet i shtetit.”, tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev. 
 
Kryeministri i Bullgarisë Kirill Petkov është shprehur se Bullgaria nuk duhet të hyjë në krizë të re politike duke i siguruar qytetarët se koalicioni qeverisës është i bashkuar.
 
MERALE ISMAILI