Botë

Kancelari gjerman në Kosovë: Ta rijetësojmë këtë vit, “Procesit të Berlinit”

10.06.2022 15:45

Olaf Scholz në vizitën e tij të parë në Kosovë si kancelar i Gjermanisë...

Olaf Scholz në vizitën e tij të parë në Kosovë si kancelar i Gjermanisë, përcolli mesazhe direkte për njohjen e Kosovës nga Serbia me një marrëveshje mes dy shteteve,  “Open Ballkanin”, Procesin e Berlinit dhe liberalizimin e vizave. Kancelari gjerman Scholz tha se i japin prioritet Tregut të Përbashkët Rajonal kur u pyet për iniciativën rajonale të “Open Balkan”-it. Por ai paralajmëroi vazhdimiin nismës së njohur si Procesi i Berlinit. 
 
“Dua ta them qartë që ne prioritet i japim tregut të përbashkët rajonal, duhet të përparojë. Mendoj që kjo është e rëndësishme, të arrihen përparime që janë të arritshme. Kushdo që do ti bashkohet BE-së, duhet t’i ndjekë ato.… Dëshiroj që së bashku me partnerët tanë ne kuadër të Procesit të Berlinit, ta rijetësojë atë këtë vit, dhe një vjeshtë do të ftojë për një konferencë në Berlin.”, tha Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz.
 
Scholz: Dialogu i hap Kosovës perspektivë Evropian
 
Nga Prishtina, Schulz kërkoi që dialogu Kosovë- Serbi të përfundoj me njohje reciproke nëse duan të jenë pjesë e familjes evropiane. 
 
“Dialogu është rruga që i hap Kosovës perspektivën evropiane. Një marrëveshje politike mes dy vendeve është një kusht i rëndësishëm edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. Marrëveshja duhet të zgjidhë edhe çështjen e Kosovës në fund sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra tjerën të bëhen pjesë e BE-së. Të dyja palët duhet t’i qasen njëra tjetrës.”, tha Scholz.
 
Kurti: Serbia vazhdon të bllokojë zgjidhjen 
 
Kryeministri Kurti tha se Kosova është treguart kreative, por Serbia vazhdimisht i refuzon zgjidhjet.
 
“E vazhduam bisedën për libaralizimin e vizave, për dialog theksova që jemi treguar palë kreative, por Serbia fatkeqësisht po vazhdon të bllokoj zgjidhjet që ne I ofrojm edhe në kuadër  të procesit të Berlinit.”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
 
Kurti: Këtë vit Kosova aplikon për anëtarësim në BE 
 
Kurti, njëherit theksoi nevojën e pranisë së NATO-s në Kosovë deri atëherë kur të anëtarësohet vet në NATO, dhe këtë e ka arsyetuar me lidhjet e ngushta ndërmjet Serbisë dhe Rusisë edhe në aspektin ushtarak. Kurti ka bërë të ditur se në fund të këtij viti Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE. 
 
“Ne kemi aplikuar tashmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, sivjet planifikojmë po ashtu që të aplikojmë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kërkojmë mbështetjen e të gjithëve për këtë.”, tha Kurti.
 
Scholz e ka nisur me Prishtinën turin e tij dy ditor ballkanik, ndërkaq pasdite ai udhëton për në Beograd. Kancelari gjerman do ta vizitojë edhe Shkupin e Sofjen për ta përmbyllur me Selanikun ku do të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. 
 
SANIJE DURAKU