Ekonomi
Bytiqi në Vendedik, fton për investim në RMV kompanitë italiane
10.06.2022 17:33
Delegacioni qeveritar i udhehequr nga Zëvendës Kryeministri për Cështje Ekonomike Fatmir Bytyqi...

Delegacioni qeveritar i udhehequr nga Zëvendës Kryeministri për Cështje Ekonomike Fatmir Bytyqi pas 30 vitev ka vizituar Venedikun, ku ka prezentuar potencialin ekonomik të vendit. Bytyqi potencio para autoriteve dhe kompanive italiane se pas situatës e cila u shkaktua nga lufta në Ukrainë vetëm të bashkuar mund ta tejkalojmë këtë krizë. Ai thotë se vendi është kandidat për antarsim në Bashkimin Europian dhe ka infrastrukturë për investime të huaja nga Italia mike.
“Jamë këtu që së bashku me përfaqësuesit të Apino-nordest të pareqsim para kompanive italiane edhe para autoriteteve italiane që në sfidën e re në të cilën gjenden Europa dhe ajo është lufta në Ukrainë dhe kriza ekonomike së bashku me atë energjetike ku vetëm të integruar dhe me bashkëpunim të përbashkët mund të ballafqohemi me këtë krizë.”, tha Zëvëndës Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Venturini: Kemi nevojë për bashkëpunim ndëristitucional
Shumë qytetarë në Venedik me prejardhjë nga vendi jonë kanë inciuar procedurë për formimin e një ode ekonomike maqedono-italiane Apino-rdest, e cila duhet të jetë aktinve muajt e ardhshëm. Zv kryetari i Venedikut theksoi se nga oda e re ekonomike do të kenë përfitime si Italia ashtu edhe Maqedonia.
“Nuk e festojmë vetëm miqësinë tonë por sot festojmë edhe aftësitë e miqve tanë të cilët edhe vite më parë kanë qenë të aftë të angazhohen në nivel ekonomik. Kemi nevojë për bashkëpunim ekonomik ndëristitucional dhe jam i bindu që Api do ti sjell në shtëpi të gjitha këto synime të cilat i kemi.”, zv kryetari i Vendikut, Simeoni Venturini.
“Projekti Apino-ordest është që në të ardhëm të bëhet një odë ekonomike. Kemi projekt që të behet një shkollë profesionale e ndërtimit gjithashtu kemi plan që të bëjmë shkollë edhe në Maqedoni për personalin mjekësor. Shpresojmë se kjo do të jetë një urëlidhëse mes dy vendeve tona dhe do të kemi bashkëpunim të frytëshëm.”, tha kryetari i Odës Italiano-Maqedonase, Munir Shemqi.
Gjatë vizitës dy ditore të zv kryeministrit u mbajtën edhe dy biznes forume në të cilat kompani nga Maqedonia dhe Italia si dhe kryetarë të komunave u njoftuam për rritje të bashkëpunimin në të ardhmën.
GAZMEND KURTISHI
