Sholc në Shkup, RMV i ka plotësuar të gjitha kushtet për në BE

11.06.2022 13:30

Të gjitha parakushtet Maqedonia e Veriut i ka plotësuar....

Të gjitha parakushtet Maqedonia e Veriut i ka plotësuar, andaj duhet të hapen bisedimet me BE-në, ishte kjo porosia e kancelarit gjerman Olaf Sholc  gjatë vizitës në Shkup.

Në press-konferencën e përbashkët me kryeministrin Kovaçevski, Sholc theksoi se ai personalisht në samitin e KE-së më 23 qershor do të angazhohet që të zhbllokohet procesi për shkak të veto-s nga Bullgaria dhe të mbahet mbledhja e parë ndër-qeveritare.

Para 20 viteve, shteteve të Ballkanit Perendimor në Selanik iu ishte premtuar perspektiva evropiane dhe tani është koha të kalohet në vepra. Sholc tha se ishte çuditur për fuqinë politike që mundësoi marrëveshje me Greqinë, prandaj pjesa tjetër e mbetur duhet të ketë sukses.

“Unë si Gjermani do të angazhohem shumë që të zhbllokohet rruga për bisedimet konkrete, për hapjen konkrete të bisedimeve për shkak se ajo është e patjetërsueshme, kurse ne jemi të përgaditur që të sjellim një vendim të tillë dhe do të mundohemi ti bindim edhe tjerët që kjo të ndodh. Ne nuk jemi vetë në atë dhe tani bëhet fjalë për krijim të hapësirës që të mundësohet që të arrijmë sukses të mëtejshëm. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, në këtë rast janë plotësuar të gjitha parakushtet dhe unë do të angazhohem që hapi i rradhës të ndodh.” – tha Kancelari gjerman, Olaf Sholc.

Kovaçevski: RMV nuk mund të jetë peng i Bullgarisë

Kryeministri Kovaçevski tha se vendi meriton të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare dhe se më tej Maqedonia e Veriut nuk mundet të jetë peng i samiteve të BE-së për atë se a do të ketë datë apo nuk do të ketë.

“Pritshmëritë e zjarrta, si në të kaluarën, për atë sе çfarë do të ndodhë në një samit, nuk varet nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Varet ekskluzivisht nëse 27 vendet anëtare arrijnë një marrëveshje dhe vendosin për fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Për momentin, siç e shohim, varet vetëm nga një shtet anëtar i BE-së, i cili mban peng dy shtete kandidate, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në rrugën e integrimit në BE.” – deklaroi Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski tha se për dallim nga ne, në Bullgari kontesti me Maqedoninë e Veriut shfrytëzohet për poena të brendshëm politik. Ai nuk deshi ti komentoj kërkesat e fundit të cilat i jep pala tjetër përmes mediave, përderisa negociatorët nuk dalin me dokument të pranueshëm prë të gjithë, kurse për momentin një dokument të tillë nuk ka. (Ersan Pajaziti, TVM2)