Strugë, qytetarët i druhen mungesës së ujit gjatë verës
Sa herë afron stina e nxehtë, struganët i druhen mungesës së ujit....

Sa herë afron stina e nxehtë, struganët i druhen mungesës së ujit për pije. Të anketuar nga TVM 2, ata thonë se në korrik dhe gusht Struga dhe rrethina çdo vit përballen me mungesë të ujit të pijshëm, ose kur vjen, është i turbulluar.
Kërkojnë nga autoritetet që ta rregullojnë këtë problem shumë vjeçar.
“Kemi problem, tash sidomos kur vijnë gurbetçinjtë, muaji i korikut dhe gushtit kanë shumë problem me ujin.”
“Ende është herët, por verës kemi, verës sidomos kur vijnë prej korrik deri ka shtatori, kemi problem.”
“Uji i Shumit nuk pihet, le ta mare shteti në Golema Reka”
“Tani për tani këto ditë nuk kam probleme, unë e pij edhe atë që është prej ujësjellësit, nuk kam problem”
“Në fshat jetoj, ka pas disa herë edhe me rrymën, ka pas ndërprerje a nuk informojnë se e ndërpresin, vetëm e ndërpresin. Koroshisht, Dollogozhdë, Livadhi gjithë njëjtë janë ato fshatra.” – u shprehën disa nga qytetarët strugan të anketuar nga TVM2.
NP Ujësjellësi: Po ndryshojmë gypat, gjoba kush keqpërdor ujin
Ndërprerje ka pasur edhe gjatë kësaj jave por nga ndërmarrja publike Ujësjellësi në Strugë, thonë se ndërprerja ka qenë për shkak të riparimeve në gypat e ujit.
“Struga është vend turistik dhe bëjmë prëgatitjet e fundit që çdo cep të furnizohet me ujë të pijshëM. Kemi bërë ndërhyrje në gypat kryesor, me dy qëllime, njëherit t’i ndërrojmë gypat e asbestit dhe t’i zëvendësojmë me gypat të standarteve ndërkombëtare dhe e dyta nga gypi 600 i kemi bërë dy gypa nga 400” – thanë nga NP Ujësjellësi – Strugë.
Fshatrat Dollogozhdë, Koroshisht, Llabunisht, Oktis dhe Podgorc, banorët e të cilëve me vite ankohen për ujin e pijshëm, nuk janë nën kompetencat e ujësjellësit në Strugë. Ndërsa atje thonë se do të shtohen edhe kontrollet dhe gjobat për keqpërdorimin e ujit të pijshëm nga qytetarë të pandërgjegjshëm. (Ilmije Zhaku, TVM2)
