Mickovski: Nëse arrihet marrëveshje me Sofjen në dëm të interesave nacionale, nuk do e respektojmë

11.06.2022 15:03

Nëse do të arrihet marrëveshje me Bullgarinë....

Nëse do të arrihet marrëveshje me Bullgarinë, e cila mund të jetë në dëm të interesave nacionale të shtetit, në të ardhmen nëse VMRO-DPMNE vjen në qeveri nuk do të respekton atë, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski. Ai tha se është kundër asaj që në konrizën negociuese të vihen kërkesat e palës bullgare.

“Çështjet bilaterale nuk mund të jenë pjesë e kornizës negociuese, por, Sofja zyrtare dhe kryeministri Petkov thotë se këto tre kushte janë për ne me rëndësi, dhe ja në mënyrë teorike, ndoshta mund të ketë ndonjë politikan në Maqedoni i cili do ta nënshkruante atë dhe të thotë në rregull po pajtohemi, vendosni në kornizën negociuese, Brukseli e tërheq veton, ne fillojmë konferencën e parë ndërqeveritare. Dhe pas një kohe nëse kjo Marrëveshje dypalëshe, gjegjësisht marrëveshja e ndërfqinjësisë, hyn në atë kornizë negociuese, atëherë kur dikush që do të jetë në vend të Gençovskës, në vend të Petkovit, kur t'i duhet, gjithmonë mund të thotë se ky komision për fakte historike, domethënë komisioni për histori, nuk është efikas dhe të na bllokojnë” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.