Sholc në Sofje inkurajon Petkovin të gjejë zgjidhje me Shkupin
Nga Shkupi në Sofje, kancelari gjerman, Olaf Sholc....

Nga Shkupi në Sofje, kancelari gjerman, Olaf Sholc, përsëriti porosinë e tij se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të hapin negociatat me BE-në.
Kancelari gjerman gjatë vizitës së tij në Sofje, inkurajoi kryeministrin bullgar Petkov për arrtije të një zgjidhje të përbashkët me Shkupin, në mënyrë që ti mundësohet RMV-së të nis bisedimet me BE-në.
“Gjermania kupton se nuk është lehtë të tejkalohen dallimet historike në mes vendeve fqinje, por shembulli ynë tregon se është në interes për të gjithë kur do të tejkalohet mospajtimi dhe do të ndërtohen marrëdhënie miqsore mes vendeve fqinje. Prandaj, mbështesim arritjen e pajtueshmërisë për fillimin e bisedimeve qasëse për në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vlerësoj se ka gjasa për tu arritur përprarim Do ti vazhdojmë negociatat deri në fund të kryesimit françez dhe besoj që do të arrijmë përparrim” - tha Kancelari gjerman, Olaf Sholc.
Petkov: Heqim veton, nëse përfshihemi në kushtetutën e RMV-së
Bullgaria do të tërheq veton, vetëm nëse BE do të jetë garantues se bullgarët do të përfshihen në kushtetun e RMV-së dhe të respektohet marrëveshja për fqinjësi të mirë.
“Në këtë moment Bullgaria ka tri prioritete kryesore për të cilat BE duhet të jetë pjesë e garancës për tu bërë hapërim. Përmes procesit evropian, të garantohet përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, gjithashtu kemi edhe kornizën negociuese dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë, ashtu që secila zgjidhje duhet ti përfshin ato tri prioritete. Bashkimi Evropian ka mundësi të jep garancë dhe se ajo po bëhet. Prandaj si qeveri po vazhdojmë të punojmë në kuadër të kornizës negociuese dhe marrëveshjes për fqinjësi të mirë” – deklaroi Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov.
Sofja ishte destinacioni i fundit i turneut dy-ditor në Ballkan të kancelarit gjerman Olaf Scholz, gjatë të cilit ai vizitoi Prishtinën, Beogradin, Sofjen dhe Shkupin. (Ersan Pajaziti, TVM2)
