Alergji apo Covid? Mehmedoviq: Test PCR, pastaj analiza të tjera
Statistikat tregojnë se çdokush të paktën një herë në jetë ka pasur....

Statistikat tregojnë se çdokush të paktën një herë në jetë ka pasur ndonjë lloj manifestimi alergjik, madje statistikat për vendin tonë tregojnë se cdo i katërti person është i prekur nga riniti alergjik.
Por meqë edhe simptomat e alergjive dhe ato të Covidit janë të njejta, pyetja më e rëndësishme në këtë kohë pandemie, është si ta dallojmë se nga cfarë vuajmë?
“Në këtë periudhë është shumë vështirë të dallosh alergjitë nga Covidi, sepse simptomat janë shumë të ngjashme. Karakteristikë e të dyjave janë problemet në rrugët e sipërme respiratore, rrjedhje hundësh, dhimbje fyti etj. Dallimi i vetëm bëhet përmes testimit PCR ose testeve të shpejta antigjen. ..Edhe nëse manifestohet dhimbje koke apo temperaturë e shtuar , është mirë që qytetarët të mendojnë njëherë se ndoshta mund të bëhet fjalë për Covid, e nëse testi del negativ, të përqëndrohen te kontrollet alergjike” – tha zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq.
Nënvariantet e Omicron, Mehmedoviq: Ndjekim situatën, për momentin qetë
Sa i përket nënvariantit BA5 të Omikron të shfaqur së fundmi në Afrikën e Jugut e që u vërejt edhe në Portugali , e frikës për një valë të re edhe te ne , Memedoviq thotë se për momentin nuk ka vend për shqetësim .
“Ne e ndjekim situatën dhe sistemi shëndetësor është I gatshëm të përgjigjet edhe në mënyrë intervenuese edhe kuruese, nëse ka nevojë kapacitetet spitalore janë në gadishmëri. Personeli po shfrytëzon në këtë kohë pushimet gjatë kohë të pashfrytëzuara. Jemi në një periudhë të qetë , ka javë pa asnjë fatalitet e me shumë pak hospitalizime dhe kjo është gjë e mirë edhe për sistemin edhe për njerëzit që të paktën mentalisht të qetësohen nga presioni që patën në vitet e kaluara” – tha Mehmedoviq.
Memedoviq thotë se sistemi i ndjekjes së transmetimit të virusit në bashkësi funksionon, e nëse shihet rritje e numrit të rasteve, hospitalizimeve apo fataliteteve, sigurisht që do të bëhet edhe ridizajnimi i masave anticovid, në mënyrë që të mbrohen qytetarët dhe të përgatitet sistemi shëndetësor. (Gyltene Sinani, TVM2)
