Kumanovë, “Dhuro libër, mbjell dije”, përurohet biblioteka e shkollës në Sopot
Në ambientet e shkollës fillore të fshatit Sopot....

Në ambientet e shkollës fillore të fshatit Sopot, u bë përurimi i bibliotekës së shkollës, raftet e reja si dhe një fond librash prej mbi 1000 titujsh.
Aksion ky i relaizuar nga Forumi Rinor i Partisë Alternativa në qytetin e Kumanovës, të cilët përmes një aksioni disa ditorë me moton “Dhuro libër, mbjell dije”, arritën që të grumbullojnë një numër të konsiderueshëm të librave.
“Në këtë aksion kontriubuan qyetetar të shumtë, shtëpitë botuese si Logos-A, Shkupi, Albas e të tjerë, gjithashtu kontribuan edhe Biblioteka Nacionale dhe Univerzitare “Shën Klimenti i Ohrit”, aksioni në fjalë tejkaloi pritshmërit tona ku grumbulloi mbi 1.000 libra. Uroj që këto libra tu shërbejnë nxënësve të kësaj shkolle dhe sado pak tua lehtësojë procesin edukativo arsimorë”, - tha mes tjerash Lindrit Mehmeti nga Alternativa - Kumanovë.
“Për këtë fond të librave që na i keni dhuru është një ndihmë shumë e madhe për ne, kemi pas nevojë që më heret të kemi kësi tituj dhe librash, dhe poashtu që e keni përmirsu pamjen e bibliotekës me disa rafte që me të vërtetë na kanë munguar, jemi shumë falenderues për këtë ndihmë që na keni ofruar”, - u shpreh Bektesh Limani, mësimdhënës në Shkollën Fillore të fshatit Sopot.
Ndryshe, nxënësit e shkollës fillore të fshatit Sopot, tashmë kanë në dispozicion një bibliotekë me një fond librash prej mbi 1000 titujsh. (Fatlum Aqifi, TVM2)
