Shoqata “Tradita” shënon edicionin e 9-të, “Lidhja na bashkon”

11.06.2022 17:29

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”....

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, ka shënur edicionin e nëntë me radhë “Lidhja na Bashkon”. Selam Sulejmani kryetar i shoqatës “Tradita” tha se “Lidhja e Prizrenit” porpos se ka qenë organizim ushtarak ka qenë edhe organizim kulturor, arsimor e shkencor.

Ai më tej shtoi se “Lidhja na bashkon” na ka bashkuar për gati një dekadë për ta përkujtuar veprimtarinë e rilindësve tanë, e cila është bërë pjesë e pandashme kujtesës sonë historike.

“Lidhja e Prizrenit para 144 vitesh mblodhi intelektualet shqiptar nga katër vilajetet e Shqiprisë, siç kanë qenë Manastiri, Janina, Kosova dhe Shkodra. E nxitur nga kjo përmas shumë pozitive dhe gjithë kombëtare ne manifestimin para 9 vitesh e kemi emëruar ‘Lidhja na Bashkon’. Lidhja e Prizrenit ka pasur edhe rolin e saj kulturorë e arsimor,e shkoncor” – tha Kryetari i Shoqatës “Tradita”, Selam Sulejmani.

Shoqata “Tradita”  edhe këtë vit ndau çmimin Ali Vishko. Çmimi iu nda Teqesë Harabati Baba në Tetovë. Në shënimin e kësaj ngjarjeje me rëndësi historike, morën pjesë veprimtarë të kulturës, adhurues të artit poetik, të artit figurativ, punonjës të arsimit dhe hulumtues shkencorë. (Visar Sadiki, TVM2)