Luftime në lindje të Ukrainës, Rusia shënjestron edhe pjesën jugore të vendit
Betejat e ashpra në Ukrainën lindore....

Betejat e ashpra në Ukrainën lindore kanë vazhduar edhe sot. Sieverodonetsku është zona më e nxehtë e luftimeve. Por granatimet nuk kanë munguar as në qytetet Bahmut, Lisicansk, Sllaviank dhe disa qytetet tjera në rajonin e Donbasit. Raportohet për dhjetra viktima nga të dyja palët e përfshira në luftë.
“Në Donbas vazhdojnë luftimet e ashpra. Çdo ditë po i përsëris të njejtat emra, Severodonetsk, Lisiçansk, Bahmut, Sllaviasnsk dhe shumë shumë qytetet të tjera të rajonit lindor. Rusia ka shënjëstruar Donbasin dhe dëshiron ta shkatërroj çdo qytet të ketij rajoni” – tha Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Raketat me bazë ajrore me precizion të lartë shkatërruan pesë tanke, gjashtë armë artilerie fushore, tetë automjete speciale dhe një depo municionesh gjithashtu janë vrarë më shumë se 170 nacionalistë në Republikën Popullore të Donetskut" – u shpreh Zëdhënësi rus i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenko.
Pavarisht se Rusia të gjithë kapacitetin ushtarak e ka përqëndruar në pjesën lindore të Ukrainës, duket se dëshiron t’ia mësyej edhe pjesës jugore të saj.
Porti i Odessës në Detin e Zi është bllokuar nga anijet ruse. Kryetarit të këtij qyteti thotë se kjo paraqet kërrcënim për sigurinë.
“Grupimi i anijeve detare që është i pranishëm në Detin e Zi është një tregues se Odesa është zonën me rrezik të lartë. Është e mundur në Odesa mund të ndodhë ndonjë sulm sepse duket që Rusia përgatitet të pushtojë qytetin. Ne jemi të prgatitur për këtë” – theksoi Kryetari i Odesës, Gennadiy Trukhanov.
Trukhanov tha ose Rusia duhet të garantojë siguri ose NATO-ja të dërgojë anije për të ndihmuar Odesën.
Sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më shpejt eksportet e grurit të Ukrainës mund të rifillojnë, tha Trukhanov.
Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase tha se marina ruse po pengon anijet ukrainase në veriperëndim të Detit të Zi.
“Ushtria ruse po përgatiti për një ofanzive në Odessa. Marina ruse i ka larguar të gjitha anijet ukrainase. Ne po bëjmë gjithcka për të liruar portin ,por nuk kemi mjaftueshëm armatim” – u shpreh zëdhënësi i Ushtrisë ukrainase.
Mariupol, përhapet sëmundja e kolerës
Në Mariupolin e pushtuar nga Rusia dhe të shkatërruar tërësisht, pas pastrimit të rrënojave nga pushtuesi janë gjetur dhjetra viktima nën gërmadha, kjo ka shkaktuar përhapjen e kolerës dhe dizenterisë në qytet.
“Kolera, dizenteria dhe sëmundje të tjera infektive janë tashmë në qytet, por autoritetet e okupimit po e fshehin atë. Qyteti është mbyllur për karantinë. Askush nuk lejohet të hyjë dhe të dale. Ky është një infeksion. Përhapet shumë shpejt. Nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar. Pa mjekë, pa spitale për sëmundjet infektive. Ata kanë shkatërruar një spital të tillë në qytetin tonë, duke përfshirë të gjitha pajisjet. Na kanë vrarë mjekët” – deklaroi Kryetari i Mariupolit, Vadym Boychenko.
Pas agresionit rus në Ukrainë më 24 shkurt, deri tani vendin e kanë lëshuar afro 7 milion ukrainas, mijëra civil janë vrarë në mesin e tyre rreth 300 fëmijë., vetëm në Mariupol ditëve të fundit janë gjetur trupat e 24 fëmijëve të vrarë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
