Zgjerimi i BE-së në hije, Ruzhin: Bota e mobilizuar rreth sfidave gjeopolitike
Zhvillimet gjeopolitike në botë....

Zhvillimet gjeopolitike në botë dhe rreziqet e sigurisë lënë nën hije zgjerimin e BE-së dhe në Bruksel nuk mund të pritet lëvizje të situatës aktuale në relacion Shkup – Sofje tani në qershor.
Profesori universitar Nano Ruzhin konsideron që kontesti është tejet serioz, por edhe Franca që dëshiron një zgjidhje deri në fund të qershorit, kur përfundon presidenca e saj me BE-në, është e angazhuar edhe me zgjedhjet parlamentare të 12 qershorit.
“Bie në plan të dytë jo se Brukseli, Makron dhe Shollc nuk janë të interesuar për Maqedoninë, por pasiqë ka problem në relacion Shkup – Sofje. Po të mos ekzistonte ky problem, ne edhe më herët, ndoshta edhe këtë qershor do të merrnim datë për bisedime. Megjithatë anija ende nuk është fundosur plotësisht, ndoshta ekzistojnë shpresa të vogla, por kjo varet nga modeli i cili do ti prezantohet delegacionit tonë. Sidoqoftë kjo është një pengesë serioze që kërkon shumë diplomaci, urtësi dhe mençuri.” – tha analisti politik, Nano Ruzhin.
Ruzhin: Macron nuk heq dorë nga agjenda e zgjerimit
Edhe pse më 1 korrik Franca përfundon kryesimin me Unionin, Ruzhin vlerëson se presidenti Makron do tëvazhdojë të angazhohet rreth zgjerimit, pasi ishte pikërisht ai që në vitin 2019 -të aktualizoi metodologjinë e re të zgjerimit, edhe pse vendi ishte një hap drejt hapjes së bisedimeve.
“Edhe nga ana jonë ekziston qetësi e caktuar, nga pala bullgare një indiferencë e caktuar që të mos zgjidhet kontesti në qershor, edhe pse nuk janë përjashtuar të gjitha mundësitë, por vetë Makron ka theksuar se kur të përfundojë punët e brendshme do t’iu përkushtohet punëve të tjera të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe Unionin Europian.” – u shpreh Ruzhin.
Ruzhin konsideron se fatin e njëjtë në këtë kohë krize ku e githë bota është mobilizuar për ta mirmenaxhuar, do ta ndajë edhe Shqipëria e cila në pako me Maqedoninë e Veriut synon hapjen e bisedimeve me BE-në. (Meral Ismaili, TVM2)
