LSDM: Prokuroria urgjentisht të nis hetim për Mickovskin

12.06.2022 14:43

LSDM kërkon nga Prokuroria Publike...

LSDM kërkon nga Prokuroria Publike të zbatoj hetim urgjent për kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski për kërcënim dhe presion ndaj kryetarëve të komunave për dhënien e tenderëve të caktuar.

Kuzeska nga LSDM thotë se skema të tilla kriminale kishte edhe në të kaluarën, kurse Mickovski vetëm po vazhdon krimin e para-ardhësit të tij Gruevski.

“Publiku këto ditë dëgjoi dëshmi të biznesmenëve por edhe të kryetarëve aktualë se si Hristijan Mickoski, ka kërcënuar dhe ka bërë presion për tenderë të caktuar në komunat e udhëhequra nga VMRO-DPMNE.  Prokuroria publike duhet t'i hetojë këto pretendime që kanë marë jehonë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pas vendimit të fundit për Talir 2 dhe skemave të dëshmuara të funksionimit kriminal të VMRO-DPMNE-së. Për shembull, rasti i parcelave në Vodno ku ndër të tjera Nikolla Gruevski u dënua me 7 vjet burgim dhe konfiskim të pasurisë sekrete. Është e rëndësishme të shqyrtohet nëse skema të tilla kriminale ende ekzistojnë nën udhëheqjen e VMRO-DPMNE-së” – tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

VMRO-DPMNE: LSDM është partia që futi zhvatjen në politikë

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE reagon duke thënë se është ironike dhe hipokrite që një parti që është në pushtet të akuzojë opozitës për rryshfet. Sipas VMRO-së, Kuzeska me këto pretendime jep autogol, pasi partia e saj është sinonim i zhvatjes.

“Si flet Kuzeska për zhvatjen e VMRO DPMNE-së, kur VMRO-DPMNE është opozitë. Atëherë, nëse është e vërtetë, çfarë po bën MPB-ja e Spasovskit? LSDM është partia që e futi zhvatjen në politikë. Sot është dashur të dalë Bogdanka Kuzeska dhe të thotë se ku janë 8 milionë euro që kanë përfunduar sipas të dënuarve të rastit Zhvatja në duart e Vice dhe Zoran Zaev. Në të njëjtën kohë, Bogdanka Kuzeska është mirë të thotë se cila është lidhja e partisë me agjencinë NIKOB, punëtorët e së cilës dyshohen për zhvatje të dhunshme. Cila është lidhja mes bandave nga Grçeci dhe tregtisë së drogës me policinë e Spasovskit?”, thonë nga VMRO-DPMNE. (Ersan Pajaziti, TVM2)