VMRO-DPMNE: Dorëheqje, Kovaçevski uli dinjitetin e vendit
Humori i Edi Ramës se kryeministri Kovaçevski....

Humori i Edi Ramës se kryeministri Kovaçevski është kryeministri i ardhshëm i Bullgarisë Perendimore, çoi pluhur në Shkup. Ky koment bëri që edhe pushteti dhe opozita me akuza të ndërsjella se kush i rrezikon interesat nacionale të shtetit në plan ndërkombëtar.
VMRO-DPMNE kërkon dorëheqje nga kryeministri Kovaçevski për shkak se është qeshur ndaj komentit me sarkazëm të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Me këtë sipas VMRO-DPNE-së, Kovaçevski ka shkelur dinjitetin e shtetit në takimin ndërkombëtar në Selanik dhe nuk ka reaguar në mbrojtje të Maqedonisë.
“LSDM është ajo që duhet të kërkon falje për këtë nënçmim të Kovaçevskit, por ata kanë vendosur që ta mbrojnë atë. Me këtë LSDM ka vendosur që ta nënçmojnë intelegjencën e qytetarëve tanë. Kjo që LSDM po tenton ta bëjë është të bind popullin se kur dikush ju pështyn, në fakt ajo është shi. Mjaft e nënçmuan dhe shkelën, dinjitetin kombëtar” – tha Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Mickovski është ai që duhet të jep dorëheqje
E nga ana tjetër LSDM kërkon dorëheqje nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski për shkak të kongresit të Partisë Evropiane Kombëtare në Roterdam, ku u miratua rezoluta në interes të Bullgarisë dhe në kundërshtium të rezolutës parlamentare.
“VMRO-DPMNE së pari duhet të kërkon dorëheqje nga Hristijan Mickovski. Ai është që ka marrë pjesë në kongresin e EPP-së, ku u miratua resolute ku janë vendosur edhe pozicionet bullgare. Pikërisht Hristijan Mickovski është ai që duhet ti kërkon falje qytetarëve dhe të jep dorëheqje” – tha Bogdana Kuzeska nga LSDM.
Reagon Edi Rama: Ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj RMV-së
Ndaj komenteve të shumta ka reaguar kryeministri shqiptar Edi Rama, nëpërmjet një postimi në twitter të cilat ai i ka quajtur histerike.
“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, - ka shkruar Rama në Twitter. (Ersan Pajaziti, TVM2)
