Pendarovski, me dixhitalizim ndërtojmë sistem vlerash

12.06.2022 15:56

Dixhitalizimi jo vetëm që ka lehtësuar apo përshpejtuar komunikimin....

Dixhitalizimi jo vetëm që ka lehtësuar apo përshpejtuar komunikimin, por më e rëndësishmja, ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë, mendojmë dhe ndërtojmë sistemet tona të vlerave.

Pandemia bëri me dije se dixhitalizimi është e ardhmja dhe si e tillë nevojitet ti kushthet vëmendje e veçantë, tha presidenti Stevo Pendarovski në konferencën ndërkombëtare të dixhitalizimit të gjyqsorit me temë “Përfitimet e Revolucionit të 4-të Industrial si një mekanizëm për rikthimin e besimit të gjyqësorit”, që po mbahet në Ohër.

Pendarovski tha se dixhitalizimi jo vetëm që ka lehtësuar apo përshpejtuar  komunikimin, por, më e rëndësishmja, ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë, mendojmë dhe ndërtojmë sistemet tona të vlerave.

“Prej vitesh dixhitalizimi është trajtuar si një lodër teknologjike e rëndësishme vetëm për ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt me teknologjinë e informatikës. Dëshmi e kësaj është mosnjohja e dixhitalizimit nga shumica e sistemeve juridike, duke mos njohur avantazhet e tij, dhe së dyti, duke mos njohur sfidat dhe madje edhe rreziqet e dixhitalizimit të shpejtë apo të pakontrolluar. Ndryshimin kyç e solli kriza e madhe shëndetsore në të cilën ende jemi si pasojë e pandemisë kovid 19, kur u bë e qartë se hetimet dhe seancat gjyqsore nuk munden të anulohen për periudha të gjata, kurse nuk dinim se sa do të zgjas kriza. Nga situata e këtillë u ngrit pyetja se si mund të shfrytëzoht teknologjia dixhitale që organet gjyqsore të vazhdojnë të funksionojnë”  - u shpreh Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski informoi se në vitin 2022 për digjitalizim në gjyqësor janë paraparë 130 milionë denarë, prej të cilave 90 milionë denarë për blerjen e serverëve të rinj për 24 gjykata dhe Këshillin Gjyqësor, 20 milionë denarë për pajisjen e sallave të gjyqit për të siguruar funksionalitetin e pajisje për regjistrim audio dhe vizual të seancave gjyqësore dhe 20 milionë denarë për blerjen e kompjuterëve, printerëve dhe skanerëve. (Ersan Pajaziti, TVM2)