Vera erdhi, ndezëm kondicionerët, mjekët: Kujdes, mund të shkaktojnë probleme
Kondicionimi i ajrit mund të ndikojë negativisht në shëndetin e njeriut.....

Kondicionimi i ajrit mund të ndikojë negativisht në shëndetin e njeriut sepse sistemi i kondicionimit të ajrit nuk monitorohet dhe nuk mirëmbahet rregullisht si duhet ,thotë mjekja Ferihane Bajrami.
Ajo potencon se kujdes të shtuar duhet të kenë personat me imunitet të dobët pasiqë mund t’u shkaktohen probleme shëndetësore. Megjithatë ajri ë ambiente të mbyllura duhet ftohur sidomos gjatë stinës së verës, por me kujdes.
“Kondicionimi i ajrit mund të ndikojë negativisht në organizmin e njeriut sepse krijon kondenzim dhe ventilim si dhe krijon kushte ideale për formimin e mikroorganizmave dhe mykut. Këto përhapen në të gjithë ambientin përmes kondicionimit dhe ventilimit njerëzit sidomos që vuajnë nga astma, bronhitet, bronhitet recidive si dhe sëmundjet tjera të frymëmarrjes dhe mund të pësojnë sëmundjen serioze të mushëkrive . Myku nga kondicionimi mund të shkaktojë vështirësi në sistemin e frymëmarrjes, si kollitje dhe simptoma të tjera të traktit respirator” – thotë mjekja, Ferihane Bajrami.
Bajrami thotë se në disa raste kondicionimi i ajrit mund të shkaktojë edhe reaksione alergjike, por ka edhe efekt pozitiv sidomos në efikasitetin e punës.
“Gjithashtu pluhuri, grimcat organike si dhe sporet mund të shkaktojnë edhe reaksione alergjike, si p.sh gjatë përkeqësimit të rinitit kronik mund të përkeqësojë infeksionet e syrit si konjuktivit, blefarit etj. Nga ana tjertër nxehtësia intensive ka një ndikim negative ndaj aktivitetit mendor dhe fizik gjatë muajve sidomos të verës, kështu që kondicionimi i ajrit edhe përmirëson dukshëm edhe efikasitetin e punës zvogëlon edhe praninë e insekteve në ambientet e mbyllura ku punojmë, ndikon në zvogëlimin e djersitjes së tepërt, zvogëlon humbjen e lëngjeve trupore si dhe ndikon pozitivisht nga dehidrimi” – deklaroi mjekja Bajrami.
Mjekët rekomandojnë që kondicionerët të dezinfektohen dhe të pastrohen rregullisht para sezonit të verës dhe dimrit.
Temperatura ideale në të cilën kryejmë aktivitetet dhe jetojmë të jetë 21 deri në 25 gradë celsius dhe lagështia relative 60 deri në 70 përqind. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
