Severodonetsku njëlloj si Mariupoli, uzina “Azot” streha e fundit e civilëve
Bombardimet ruse vijojnë të godasin Severedonjeckun...

Bombardimet ruse vijojnë të godasin Severedonjeckun, i cili është epiqendra e sulmit në përpjekjet e Kremlinit për të avancuar me pushtimin në lindje të Ukrainës.
Bombardimet e shumta kanë shkaktuar shpërthimin e një zjarri masiv në fabrikën Azot-Plant në këtë qytet. Kjo uzinë është kthyer në një strehimore për civilët njësoj si uzina Azov-Stal në Mariupol, e cila tani është në duart e rusëve.
Megjithatë kjo fabrikë kimike në Severedonjeck, tani për tani mbetet ende në duart e forcave ukrainase. Trupat ukrainase janë detyruar të mblidhen në një xhep gjithnjë e më të vogël në Severodonetsk, duke përfshirë fabrikën e madhe kimike Azot, ku janë strehuar qindra civilë.
Një tjetër sulm në Shortkiv, qytetin perëndimor të Ukrainës plagosi të paktën 22 persona në mesin e tyre edhe fëmijë,teksa ka shkatërruar pjesërisht një objekt ushtarak. Megjithëse Rusia pretendon se nuk shënjestron civilët.
“Një zjarr i madh shpërtheu si rezultat i bomabardimeve të vazhdueshme në këtë fabrikë, ndërsa vazhdojnë të rrjedhin dhjetëra tonë naftë, pas goditjeve. Rusët tani kontrollojnë pjesën më të madhe të qyteti. Shumë Civilë dhe ushtarë janë strahuar në uzinën Azot” – tha Guvernatori rajonal, Serghei Haidai.
“Forcat tona të armasosura kanë hedhur raketa lundrimi, të cilat kanë shkatërruar një depo të madhe armësh të cilat i ishin dhënë Ukrainës nga SHBA dhe Europa. Shënjestër e sulmeve tona janë objektet ushtarake” – u shpreh Zëdhënësi i Ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konanashenko.
Pavarisht luftimeve në tërren, vazhdojnë përpjekjen për antarsimin e Ukrainës në BE. Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ths se faza përfundimtare e maratonës së madhe diplomatike ka filluar dhe në Samitin e Ardhshëm të BE, shpreson që Ukraina të marr statusin e vendit kandidat.
“Dhe në këtë maratonë ne jemi në fakt së bashku me Bashkimin Evropian, në një ekip, dhe ky ekip duhet të fitojë. Jam i bindur se ky vendim mund të forcojë jo vetëm shtetin tonë, por edhe të gjithë Bashkimin Evropian” – deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se javën e ardhshme Ukrainës do t’i jepet një përgjigje rreth ambicies për të aplikuar për integrim në Bashkimin Evropian. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
