Stamboll, KOM-i liturgji me patriarkanën ekumenike

12.06.2022 18:21

Në Katedralen e Patriarkanës Ekumenike, Patriarku Bartolomeu dhe Kryepeshkopi Stefan....

Në Katedralen e Patriarkanës Ekumenike, Patriarku Bartolomeu dhe Kryepeshkopi Stefan mbajtën një shërbesë të përbashkët, pasi KOM u pranua në unitet kanonik me kishat e tjera ortodokse. 

Kjo ngjarje është një dëshmi e madhështisë së dhuratës së Kishës Nënë për popullin tuaj, por edhe e përgjegjësisë që mbani, duke hyrë sot në botën panortodokse, tha Patriarku Bartolomeu në fund të shërbesës së përbashkët me kryepeshkopin e Ohrit Stefan, në kishën “Shën Gjergji Fitimtar” në Stamboll.

 “Për ne është gëzim dhe nder vendosja e një shoqërie të përbashkët kishtare, për rregullimin administrativ tuaj të Kishës, në momentin konkret historik jep shkas për të cilën biseduam dhe udhëzuam dhe dhamë drejtime të mëtejshme për pjesmarrje në unitetin ekumenik dhe kanonik” – tha Bartolomej,  Kreu i Patriarkanës Ekumenike

Në fjalën e tij, Kryepeshkopi Stefan theksoi se dëshira e hierarkisë sonë dhe e popullit ortodoks për ta parë Kryepeshkopinë e Ohrit të restauruar dhe rregulluar si kishë autoqefale ishte e madhe.

 “Zoti është dëshmitari ynë, se sa më e madhe shpresa jonë, aq më i madh është besimi ynë i plotë në gjykimin tuaj, në gjykimin tuaj për kohën kur këto gjëra duhet të rregullohen.Gjykimin e kohës ua lëmë juve, por ju lutemi – mos na harroni, na ndihmoni të rritemi” – deklaroi Stefan, Kryepeshkop i Kishës.

Në liturgjinë e përbashkët në Stamboll mori pjesë edhe një delegacion i përbashkët maqedonas i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ku ishin të pranishëm edhe besimtarë nga vendi.

Gjatë liturgjisë, kryeministri Kovaçevski e kishte nderin të lexojë Simbolin e besimit dhe lutjes “Ati ynë” në gjuhën maqedonase, të cilat janë pjesë përbërëse e shërbimit në kishat ortodokse.

“Jezu Krishti biri i Zotit, i cili është lindur nga i Ati para të gjithëve para të gjithë shekujve, dritë e dritës, Zot i vërtetë, nga Zoti i vërtetë. I lindur, jo i krijuar, i vetmi i dëgjueshëm i të Atit, përmes të cilit gjithëka ka ndodhur, i cili për shkak të neve zbriti nga hapësira dhe u bë njeri” – u shpreh Kryemnistri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Pas liturgjisë kryeministri kishte edhe një takim me patreiarkun ekumenik. Vendimi i Patriarkut Bartolomeu dhe i Patriarkanës Ekumenike është një ngjarje historike që i dha fund izolimit gati shtatëdhjetëvjeçar të Kryepeshkopatës së restauruar të Ohrit nëpërmjet Kishës Ortodokse Maqedonase. (Ersan Pajaziti, TVM2)