Protestojnë ukrainasit që jetojnë në RMV, para ambasadës ruse kërkojnë të ndërpritet lufta

12.06.2022 19:58

Me pankarta në duar, dhjetra ukrainas...

Me pankarta në duar, dhjetra ukrainas me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, dolën në rrugë për të shprehur revoltën kundër agresionit rus në Ukrainë, nën organizimin e shoqatës Ukrainase të Maqedonisë, në mënyrë paqësore protestuesit u stacionuan përpara ambasadës ruse duke kërkuar që të ndërpritet sa më shpejt  lufta, shkak i të cilës humbën jetën afro 300 fëmijë.

Dita e Rusisë shënon ditën e paqes , e kjo paqe sipas tyre është përdhunimi, vrasja, krimi dhe torturimi i njerëzve të pafajshëm, fëmijëve, pleqëve. Kjo nuk ndodh vetëm me Ukrainën, Rusia ka kryer deri tani pesë lufta, në Gruzi, Çeçeni, Aphazi , të gjitha këto vende janë bombarduar dhe kanë marre jetën e banorëve të pafajshëm” – tha Aleksandar Urbanoviç nga Shoqata “Ukrainasit në Maqedoni”.

Pjesëmarrësit e protestës e fajësuan Rusinë për vendosjen e një rendi të ri në Ukrainë, por thanë se nuk do t’ia arrinë këtij qëllimi. Në vend të kësaj Rusia është në izolim të plotë, ndërsa dyzet shtetet janë bashkuar për ta ndihmuar ushtarakisht dhe politikisht Ukrainën, në mesin e të cilëve edhe vendi ynë.

“Ky është fillimi i fundit. Rusët dëshirojnë të jetojnë në plehra dhe duan që të tjerët rreth saj të jetojnë si në mbeturina. Ata janë izoluar dhe duan të na izolojnë edhe neve. Megjithatë Ukrainasit janë popull i lirë. I robëruari kurr nuk mund të fitojë mbi një popull të lirë” – u shpreh Tamila Velkoska nga Shtabi Ndërkombëtar për ndihmën e ukrainasve.

Protesta filloi prej sallës unversale në këndin e lojrave të fëmijëve, e cila është bërë me donacionet ruse. Ku në mënyrë simbolike u vendosën fotografitë e fëmijëve të vrarë dhe të plagosur në këtë konflikt. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)