Maqedoni
Parashikimi i motit
13.06.2022 08:48
Vendi ynë do të përfshihet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës...

Vendi ynë do të përfshihet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Paradite moti pritet të jetë me diell dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Në orët e pasdites parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10°C deri në 17°C, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 24°C deri në 31°C.
Në Shkup, do të mbizotërojë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Pasdite do të ketë zhvillim të vranësisë së paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm të përkohshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bie deri në 16°C, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri në 28°C.
Edhe nesër pritet që moti të jetë me vransira dhe shi, ndërsa nga e mërkura do të ketë stabilizim të motit. Temperatura ditore do të jetë në rritje graduale.
