Maqedoni
NYT: Maqedonia e 10-ta mes 52 destinacioneve që duhen vizituar
10.01.2015 14:51
Maqedonia është renditur e 10-ta në listën e destinacioneve që gazeta New York Times u rekomandon lexuesve që t’i vizitojnë...

Në dhjetëshin e parë të kësaj liste, janë edhe Kili, Bolivia dhe Afrika Jugore.
Në vendin e parë është renditur Milano, ndërsa në të dytin Kuba. Gazeta prestigjioze, në përshkrimin e saj për Maqedoninë, përmend qytetin e Ohrit dhe manastiret e vjetra, por edhe Malin e Sharrit, si dy vende turistike të preferuara për vizitorët.
