Botë
Qeveria prish shtëpitë e liderëve fetarë që çuan vendin në protesta
13.06.2022 10:03
Forcat e sigurisë në Indi shkatërruan banesat e disa figurave myslimane të cilët akuzohen se kanë lidhje me trazirat...

Forcat e sigurisë në Indi shkatërruan banesat e disa figurave myslimane të cilët akuzohen se kanë lidhje me trazirat disa ditore që nisën si pasojë e komenteve nënçmuese për Profetin Muhamed.
Myslimanët në Uttar Pradesh dolën në protesta pas komenteve anti-islamike të bëra nga dy anëtarë kryesorë të partisë në pushtet BJP.
Policia ka arrestuar më shumë se 300 persona në lidhje me trazirat.
Komentet fyese u bënë nga zëdhënësja e BJP, Nupur Sharma gjatë një debati televiziv në maj. Ato zemëruan myslimanët indianë si dhe më shumë kombe islamike.
Zëdhënësi tjetër i partisë në Delhi, Naveen Kumar Jindal, u përjashtua gjithashtu për ndarjen në rrjetet sociale të komentit fyes të Sharmas.
Kryeministri i shtetit Uttar Pradesh, Yogi Adityanath, më pas urdhëroi prishjen e çdo objekti dhe shtëpie të paligjshme të njerëzve të akuzuar për përfshirje në trazirat e javës së kaluar.
