Maqedoni

Kuvend, ribalanci para komisionit për financa dhe buxhet

13.06.2022 09:02

Komisioni kuvendor për financa dhe buxhet, fillon sot debatin dy javor për ribalancin e Buxhetit....

Komisioni kuvendor për financa dhe buxhet, fillon sot debatin dy javor për ribalancin e Buxhetit.
 
Të ardhurat e përgjithshme të planifikuara, janë  në nivel prej 245,8 miliardë denarë, apo  rreth 2,9 për qind më të larta lidhur me projeksionet iniciale të Buxhetit. Me ribalanc, janë paraparë rreth 70 milionë euro për masa antikrizë, të cilat do të targetojnë kategoritë më të rrezikuara. Lidhja e Sindikatave paralajmëroi amendament me të cilin kërkon në ribalansin e Buxhetit të sigurohen para për rritjen e pagave në sektorin publik për 2.806 denarë. Nëse  kërkesa e tyre hidhet poshtë, sindikatat do të nisin grevn më 22 qershor.