Maqedoni
Matura shtetërore, 15.899 nxënës në testimin e dytë
13.06.2022 11:20
Maturantët sot do t’i nënshtrohen provimit të dytë të maturës shtetërore....

Maturantët sot do t’i nënshtrohen provimit të dytë të maturës shtetërore.
Nga gjithsej 15.899 kandidatë të paraqitur , 14.320 kanë përzgjedhur gjuhën angleze. 1.231 do të testohen në matematikë, 118 për gjuhë gjermane, tridhjetë kandidatë kanë përzgjedhur gjuhën françeze, 10 gjuhën ruse, 15 do të testohen për lëndës e filozofisë dhe 100 kandidat për estetikën. Provimi i parë I patjetërsueshëm, ai në gjuhë amtare (maqedonisht, shqip apo turqisht), u mbajt më 4 qershor. Rezultatet prej dy provimeve eksterne duhet të publikohen më së voni për 30 ditë.
Ata që bien në këtë afat të parë, do të kenë edhe një mundësi në dy provimet eksterne në afatin e dytë, më 10 dhe 12 gusht. Sipas të dhënave nga Qendra shtetërore për provime, prej numrit të përgjithshëm të 15.899 maturantëve të paraqitur për maturën shtetërore, 7.135 janë nga gjimnazet e vendit, 8.504 nga shkollat profesionale dhe 160 nga shkollat e artit.
