Botë

Ngecin anëtarësimet e reja në NATO, Finlanda nuk anëtarësohet pa Suedinë

13.06.2022 11:30

Vështirohet anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO....

Vështirohet anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO.
 
Finlanda njofton se pa Suedinë edhe ajo do të heqë dorë nga anëtarësimi, ndërkohë që Suedia po pengohet nga Turqia. Me shumë gjasa anëtarësimi i dy vendeve të Evropës veriore do të jetë në tryezën e diskutimit në samitin e NATO që do të mbahet në fund të qershorit në Madrid, por nuk pritet të merret as aty një vendim përfundimtar.Finlanda dhe Suedia kërkuan të heqin neutralitetin pas shumë vitesh për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë.