Botë
Rikthehet COVID, Pekini nis testimin e 3.5 milionë banorëve
13.06.2022 11:59
Autoritetet në kryeqytetin kinez, Pekin kanë rritur të hënën përpjekjet për të penguar përhapjen e virusit korona...

Autoritetet në kryeqytetin kinez, Pekin kanë rritur të hënën përpjekjet për të penguar përhapjen e virusit korona, pas identifikimit të një shpërthimi të ri në një bar të njohur për pije të lira alkoolike dhe turma të mëdha.
Çaojang, rajoni më i madh i Pekinit, ku gjendet bari, ka nisur të hënën testimin masiv të 3.5 milionë banorëve. Shpërthimi i ri, i së paku 200 rasteve që lidhen me këtë bar, i rihapur javën e kaluar pas lirimit të kufizimeve, tregon sa e vështirë do të jetë për Kinën të zbatojë politikën e “zero-rasteve me COVID”. Deri tani janë identifikuar 10,000 kontakte të ngushta që janë vënë në izolim. Shangai përjetoi pak kohë më parë një mbyllje të ashpër dy mojore pas shtimit të rasteve të reja. Shpërthimet e reja, rrisin shqetësimet për ekonominë e Kinës dhe ndikimin në botë.
