Botë
Ukrainë, betejë e ashpër për Severodonjeckun
13.06.2022 13:29
Forcat ukrainase po zhvillojnë betejë të ashpër për të fituar kontrollin në qytetin e Severodonjeckut...

Forcat ukrainase po zhvillojnë betejë të ashpër për të fituar kontrollin në qytetin e Severodonjeckut, në lindje të Ukrainës. Presidenti ukrainas, Zelensky, ka thënë se ushtarët ukrainas janë duke luftuar për “secilin metër” të qytetit, ndonëse rusët kanë shkatërruar një urë kyçe, duke pamundësuar ikjen potenciale të civilëve nga zonat e luftës.
“Qëllimi kyç i pushtuesve nuk ka ndryshuar. Ata janë duke rritur presionin në Severodonjeck, atje ka luftime të ashpra – për secilin meter. Gjeneralët rus po e shohin pçopullin si mish për top. Gjatë qershorit mund ta kalojnë numrin prej 40 mijë ushtarësh të vrarë. Në asnjë luftë në shum dekada ata nuk kanë humbur aq shum ushtarë.”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Është dita e 108-të e luftës, jemi në qershor. Donbasi ende po mbahet”, ka thënë Zelensky. Guvernatori i rajonit të Luhanskut ka deklaruar se forcat ruse kanë shkatërruar urën e dytë që lidh Severodonjeckun me qytetin Lisiçansk. Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se operacionet e kalimit të lumit “ka mundësi të jenë në mesin e faktorëve vendimtarë për luftën”. Ndërkohë një simbol i ri i qytetit me ngjyrat e flamurit rus u ekspozua në periferi të Mariupolit. Sipas Kremlinit, porti detar tani është gati për t'u përdorur për të transportuar mallra drejt Rusisë dhe anasjelltas.
“Porti është plotësisht i përgatitur për të marrë mallra dhe për të dërguar mallra. Tani kemi dorëzuar dy varka metalike në Rusi, dhe import nga Rusia kanë ardhur tek ne, janë rimorkio për ndërtuesit e qytetit të Mariupolit.”, tha drejtor i portit të Mariupolit, Pavel Shvatsky.
Rusia ka njoftuar se ka fituar 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve fosile në 100 ditët e para të luftës në Ukrainë, shumica e të cilave janë dërguan në Bashkimin Evropian, me çmime 60% më të larta në krahasim me vitin e kaluar.
Amnesty International ka fajësuar Rusinë për krimet e luftës në Ukrainë, pasi qindra civilë janë vrarë në Kharkov. Në një raport të ri prej 40 faqesh, Amnesty ka dokumentuar përdorimin e “municioneve thërrmuese” dhe mjeteve të tjera.
GYLTENE SINANI
