Ekonomi

Bllok-tarifat e energjisë elektrike, KRRE: Çmime më të lira për dy blloqet e para

13.06.2022 14:49

Komisioni Rregullator i Energjetikës prezantoi kalkulatorin e ri të përllogaritjes së faturave të energjisë elektrike...

Komisioni Rregullator i Energjetikës prezantoi kalkulatorin e ri të përllogaritjes së faturave të energjisë elektrike në bazë të bllok tarifave të paralajmëruara. Rregullatorët mbetën në qendrimin e tyre për katër bllok-tarifa, ku çmimi i rrymës në dy tarifat e para do të jetë më i ulët sesa që është tani, ndërsa çmimi i rrymës së shpenzuar në bllokun e tretë dhe të katërët të jetë me rritje.  Rregullatorët janë duke punuar në përcaktimin e pragut të kilovateve të parashikuara në bazë të blloqeve. 

“Nëse ndryshohet pragu i kilovatë orët e bllok tarifave të paralajmëruara dhe nëse në mënyrë të përshtatshme korigjohet edhe çmimi i energjisë elektrike, atëherë 87% të konsumatorëve ose rreth 630 mijë amvisri do të kenë fatura më të ulta ose të njëjta si tani. Kjo do të arrihet falë zbatimit të dy bllok tarifave të para, sepse në to çmimi i energjisë elektrike është më i ulët se sa që është tani, çmimi i tarifës së lirë parashikohet të rritet pak, ndërsa konsumatorët e bllok tarifave të  tretë dhe të katërt të cilët rezultojnë të jenë harxhues më të mdhenj të rrymës, do të paguajnë fatura më të larta.”, tha Rubin Taleski, profesor universitar.
 
Beslimovski: Pas bllok tarifave rritet çmimi
 
Kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski thot se fillimisht do të ndryshohet modeli i tarifimit të rrymës dhe më pas do të vendoset për çmimin e ri të energjisë elektrike. Nuk tregon se për sa përqind do të mund të rritet çmimi, por premton se konsumatorët e dy bllok tarifave të para nuk do të preken shumë nga rritja e çmimit.
 
“Elementi kryesor për përllogaritjen e çmimit të ri të distribuimit do të jetë furnizimi i humbjeve, ose nëse ESM  vazhdon të sigurojë humbjen e ESM-së kjo do të jetë shumë situat lehtësuese për ne, mirëpo nëse nevojat e tyre ose kilovatorët e humbura i siguron në tregun e lirë energjetik e atëherë mund të themë se kemi problem serioz.”, tha kryetari i KRRE–së, Marko Bislimovski.
 
Beslimovski poashtu është i mendimit se Qeveria duhet të ndërmerr timonin e menaxhimit të nxemjes qendrore.
 
“Unë mund ti sugjerojë Qeverisë që të shfuqizohen tre sektorët e nxemjes qendrore “prodhimi, distribuimi dhe furnizimi” dhe të ketë vetëm një licencë të veçantë për nxemjen qendrore, dhe Qeveria të merr menaxhimin e kësaj veprimtarie, ashtu  siç është edhe në disa vende në rajon.”, tha Bislimovski. 
 
Për të mos ardhur deri në rritje enorme e çmimit të rrymës, rregullatorët i apelojnë prodhuesit shtetëror, - ESM-së, të rris sa më shumë prodhimin e energjisë elektrike, sepse vetëm në këtë mënyrë shteti mund të ketë stabilizim dhe siguri me furnizimin e energjisë elektrike dhe stabilizim të çmimeve.  
 
REXHEP QAMILI