Maqedoni
Komisioni për Financa dhe Buxhet, nis debati për rishikimin e buxhetit
13.06.2022 15:14
Rishikimi i buxhetit ka qëllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, si dhe ruajtjen e sigurisë sociale të qytetarëve...

Rishikimi i buxhetit ka qëllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, si dhe ruajtjen e sigurisë sociale të qytetarëve tha minsistri i financave Fatmir Besimi para Komisionit për Financa dhe Buxhet i cili ka nisur debatin e përgjithshëm për rishikimin e buxhetit. Ai siguroi se do të vazhdojë përkrahja e targetuar për shtersat në nevojë dhe ekonominë e vendit.
“Rishikimi i buxhetit ka këto dy qëllime kryesore e para të ruajë stabilitetin makroekonomik i cili është thelbësorë për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të çdo ekonomie.E dyta të përkrahë rikthimin e ekonomisë në nivelin e para pandemisë si dhe ruajtjen e sigurisë sociale për qytetarët tanë. Rekomandimet kryesore janë që të vazhdohet konsolidimi i buxhetit për shkak se kriza mund të zgjasë që të mund të përballojë një afat më të gjatë, dy masat masat të jenë më të targetuara apo të fokusuara që të ndihmojnë kategoritë e shoqërisëmë të ndjeshme qoftë qytetarët apo ndërmarrjet.”, tha tha minsistri i financave Fatmir Besimi.
Por pushteti dhe opozita sërish me qëndrime të ndara rreth rishikimit të buxhetit. Opozita maqedonase ka akuzuar se me ribalancin po shkurtohen shpenzimet më produktive dhe kanë parashtruar 174 amendamente.
“Paralajmëruan se kanë shkurtuar 200 milionë shpenzime joproduktive, po mirë pse i futë fare në buxhetin fillestar? Jemi në krizë që nga viti 2020 dhe gjatë gjithë kohës thoni se janë shkurtuar këto shpenzime, në thelb me këtë rishikim po ulni zhvillimin e vendit. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni për rindërtim të Maqedonisë ka dorëzuar 174 amendamente përmes të cilave do të përpiqemi të përmirësojmë sadopak gjendjen e qytetarëve.”, tha Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Edhe nga ASh me vërejtje për rishikimin e buxhetit.
“Në bazë të këtij rishikimi kemi rritje të shpenzimeve publike, kemi rritje të deficitit buxhetorë që janë shqetësuese për ne si subjekt politik për arsye se rritja e shpenzimeve publike kur kemi çmime të larta, kur kemi presion të madh inflacionist edhe më tej e godet inflacionin edhe më tej jep një impuls për rritjen e çmimeve dhe mendojmë se nuk është në përpurthje me deklaratat e tyre se bëjnë çmos të ulet inflacioni.”, tha Ilmi Aziri, deputet i ASH-së.
Por nga LSDM të bindur se rishikimin e buxhetit, kursehen mjete serioze, të cilat do të përdoren për ndihmë direkte për qytetarët dhe ekonominë.
“Me buxhetin janë siguruar mjete për masa të reja të targetuara që do t'i ndihmojnë qytetarët që pagat që dalin nga buxheti të harmonizohen me rritjen e pagës minimale si dhe rritjen e pensioneve nga shtatori në përputhje me metodologjinë e re të miratuar.”, tha Marija Georgieva, deputete e LSDM-së.
Me rishikimin e buxhetit të hyrat janë paraparë 245,8 miliardë denarë dhe janë rreth 6,9 miliardë denarë më të larta se parashikimet fillestare, ndërsa shpenzimet në nivel prej 288,5 miliardë denarë ose rreth 16 miliardë denarë më shumë në raport me projeksionet fillestare për vitin 2022. Ndryshe për rishikimin e buxhetit subjektet politike kanë dorzuar 204 amendamente prej të cilave 174 amendamente VMRO-DPMNE, 28 amendamente ASH, dhe 2 amendamente nga LSDM.
NAIM RAMADANI
