Bullgari, dorëheqje në qeverinë e Petkovit
Ministrja për punë të jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska....

Ministrja për punë të jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska sot dha dorëheqje pas ministrit për energjetikë Aleksandar Nikollov.
Nga kabineti I Gençovskës thonë se arsyeja e tërheqjes ka të bëjë me vendimin e partisë ‘Ka një popull të tillë’ të Sllavi Trifonov pët ti tërhequr ministrat nga qeveria. Me largimet e ministrave qeveria e Petkov rrezikon shumicën, pasi i mungojnë 12 deputetë për të mbijetuar.
Mësohet se 8 deputetë të organizuar nga ministri për sport në dorëheqje Vasilev mund të ikin nga partia e Trifonov, për tiu bashkangjitur partisë së kryeministrit Petkov.
“Nuk mund të falsim për blerje kur nuk ka çmim. Ligji për tregëti thotë se transkacioni komercial pa çmim të prodhim është asgjë. Ajo për të cilën ne bëjmë pazar, është se si me motivim të vërtetë ta ndryshojmë për të mirë Bullgarinë.” – tha deputeti bullgar, Atanas Minhev.
Javën e kaluar dorëheqje dorëzuan edhe dy ministrat Grozdan Karagjov, ministër për zhvillim rajonal dhe Radostin Vasilev ministër për sport. Sipas kryetarit tw partisë ‘Ka një popull të tillë’ Sllavi Trifonov, qeveria e Petkovit po bën politika të dyfishta për kontestin me Maqedoninë e Veriut duke anashkalon ministren e jashtme Gençovska.
Trifonov e ka vlerësuar si tradhëti kombëtare, paralajmërimin për heqjen e vetos.
Ndërkohë për tradhëti kombëtare nëpërmjet një viedo ka akuzuar pushtetin VMRO – DPMNE.
Sipas tyre politikat nënçmuese ndaj shtetit dhe gjuhës I ka nisur ish kryeministriz Zaev për ti vazhduar kryeministyri aktual Kovaçevski.
“Kur Kovaçevski pa problem pranon se Maqedonia është pjesa perëndimore e Bullgarisë, mund të paramendoni se çfar pranon në tavolinën e bisedimeve me Bullgarinë. Kur kështu sillet përderisa e përulin shtetin, mund ta paramendoni çfar bën kur nuk ka kamera.” – u shpreh Ivica Tomovski nga VMRO-DPMNE.
Kanë reaguar nga LSDM duke fajësuar VMRO – DPMNE-në për nënçmimin që i ka bë shtetit me mbështetjen e rezolutës e cila mbronte interesat bullgare.
Sipas social demokratëve vendi në krye me VMRO-në ka qenë i izoluar ndërkombëtarisht pa integrim europian.
Tanimë me pranimën e kishës maqedonase, është rikonfirmuar gjuha dhe identiteti ynë, thuhet në reagimin e LSDM-së. (Meral Ismaili, TVM2)
