Maqedoni
Mjeku amë i obliguar të thërrasë pacientët për kontrollë
10.01.2015 14:58
Mjekët amë nga një janari janë të obliguar që të thërrasin pacientët e tyre për kontrolle preventive të sëmundjeve të zemrës, veshkave dhe të sheqerit...

Fillimisht pacientëve do tu bëhen analiza të gjakut, EKG të zemrës dhe kontrolle të tjera. Masa e tillë e Fondit të Shëndetësisë ka për qëllim që te popullata sa më herët të zbulohen sëmundjet e rrezikshme për të intervenuar me kohë.
Qytetarët e anketuar nga TVM2 e cilësojnë pozitivisht këtë risi por thonë se akoma nuk janë kontaktuar nga mjekët e tyre.
“Jo nuk jemi të njoftuar, jo nuk na kanë thirur”, shprehet qytetari.
“Kërkush nuk na ka thir, a jeni të njoftuar ju me këtë? Jo nuk jemi. Kur të thire mir është, nuk është punë e keqe. Më mirë është që të thirin për kontrolle”, shprehet qytetari.
“Jo deri tash s’na ka thirr. Un jam prej fshatit Nigishtan mjeku amë nuk na ka thir. Mesiguri është më mirë të të thir mjeku të të kontrolloje, të të bëje kontrollat të interesohet për qytetarët mirëpo si duket akoma jo”, shprehet qytetari.
Mjeku amë, Sedat Lumani spjegon se pacientët për kontrollet preventive do të thiren në mënyrë periodike.
Atyre do tu mbërrijnë thirrjet nëpërmjet postës klasike apo elektronike. Nëse gjatë kontrollit tek ndonjë pacientë do të vërehet ndonjë crregullim atëherë mjeku amë thotë ai do ti japë udhëzim acientit për te specialisti.
“Mjafton ata që kanë marrë thirje të vijnë këtë vjet dhe ne do ti kontrollojmë në formë periodike si do të na vijnë do ti kontrollojmë duke filluar prej peshës, lartësisë, vlerave laboratorike e nëse ka nevojë do të bëhet edhe elektrokardiogram dhe më në fund do të kemi një përqidnje të saktë se sa popullata jonë është e rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare sa nga sëmundjet e sheqerit dhe sëmundjeve nefropatike”, shprehet mjeku Sedat Lumani.
Statistikat aktuale që posedon Fondi i Shëndetësisë, flasin se gati 55 mijë pacientë, janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, 45 mijë nga sëmundja e sheqerit dhe 12 mijë nga sëmundjet e veshkave.
Kontrollet preventive tek pacientët pritet të përmbyllen për dy vjet. Nëse mjeku amë nuk fton të gjithë pacientët atëherë do të marrë vërejtje nga drejtori.
Ndërsa pacientët të cilët nuk u përmbahen thirjeve të mjekut atëherë do të sanksionohen me prolongim të terminit për kontroll për gjashtë muaj.
Pacientë të rrezikuar:
55 mijë nga sëmundjet e zemrës
45 mijë nga sëmundja e sheqerit
12 mijë nga sëmundjet e veshkave
MERAL ISMAILI
