Maqedoni
Abazoviç paralajmëron vizitë në Kiev, Kovaçevski refuzon ta shoqërojë në këtë vizitë
13.06.2022 16:46
Kryemisnitri i Malit të Zi, ka pranuar ftesën e prsidentit të Ukrainës Zelensky për të vizituar Kievin....

Kryemisnitri i Malit të Zi, ka pranuar ftesën e prsidentit të Ukrainës Zelensky për të vizituar Kievin.
Nga kabineti qeveritar në Podgoricë bëjnë të ditur se Abazoviq ka inicuar idenë që bashkë me të të udhëtojë drejt Kievit edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si vende të NATO-s në rajon, në mënyrë që të dërgohet mesazh i fuqishëm dhe unik në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e ka pranuar ftesën e Abazoviq për vizitë të përbashkët në Kiev. Nga kabineti i Kovaçevskit thonë se axhenda e kryeministrit aktualisht është e ngarkuar dhe se një vizitë në Ukrainë është planifikuar për të ardhmen. Deri tani Kievin e kanë vizituar kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe shefi I diplomacisë Bujar Osmani.
