Valsman: RMV dhe Shqipëria meritojnë fillimin e bisedimeve
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria....

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, vlerëson anëtarja e Parlamentit Evropian Marion Valsman, e cila është pjesë e komitetit të përbashkët BE-Maqedoni e Veriut.
“Shefat e vendeve dhe qeverive të vendeve anëtare përpiqen që shpejt të vijë deri te një zgjidhje e përbashkët dhe që diskrepanca mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të ketë përfundim pozitiv. Këshilli në qershor dhe më së voni në tetor do të din se si do të zgjidhet problemi dhe të jepet data” – tha Marion Valsman, anëtare e Parlamentit Evropian.
Holshtajn: Gjermania mbështet RMV-në për bisedimet
Qëndrimin gjerman në mbsëhtetje të Maqedonisë së Veriut e përsëriti edhe ambasadorja gjermane.
“Me vizitën e tij kancelari Shulc e kiste të rëndësishme të dëshmoj se sa i rëndësishëm është procesi i zgjerimit të BE-së. Në Pres conference ai premtoi se do të angazhohet personalisht për këtë. Edhe në bisedimet në sofje e bëri atë” – u shpreh Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Anke Holshtajn.
Ndërsa zv/kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq është për vizitë dyditore në Bruksel, në takime me përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian, për të kërkaur mbështetje për fillimin e bisedimeve.
Mariçiq të martën do të marrë pjesë në një konferencë për përparimin e Ballkanit Perëndimor në drejtim të integrimit dhe do të takohet me komisionerin për zgjerim Oliver Varheji dhe me eurodeputetin bullgar, informues për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kuçuk. (Sanije Kasami, TVM2)
