Avansimi i gruas si lidere, mungon barazia, politika duhet të jetë shembull

13.06.2022 17:57

Shoqëritë mund të funksionojnë mirë...

Shoqëritë mund të funksionojnë mirë nëse në të kanë pjesmarrje të njejtë femrat dhe meshkujt. Në RMV ka akoma nëvojë të punohet në këtë drejtim dhe këtu politika duhet të jetë shembull.

Kështu ka deklaruar Ambasadorja Gjermane në Maqedoni, Anke Hollshtajn në panel diskutimin që ka për qëllim nxitjen e debatit për nevojat e avansimit të gruas si lidere si dhe pjesmarrjen e gruas në politik dhe demokraci.

“Ja këtu kemi vetëm 2 gra Kryetare të komunave, kjo është rrethanë që duhet patjetër të ndryshojë. Dy herë prej kur që Maqedonia është e pavarur, kancelare gjermane ka vizituar vendin” – tha Ambasadorja gjermane në RMV, Anke Hollshtajn.

Femrat duhet të mbështesin njëra tjetrën që të kenë rrugën më të lehtë drejt suksesit. Ka përmirësime, por jo mjaftueshëm.

“50 deputetë në krahasim me 5 në vitin 1990 është një arritje e madhe, megjithatë nëse e shihni strukturën e pushtetit në Kuvend atëherë nga 21 Komisione, 4 gra janë kryetare. E rëndësishme është të thuhet se në delegacione dominojnë meshkujt” – u shpreh Depuetetja, Gordana Siljanovska.

“Nën 1 % të keni gra që mund të udhëheqin është shqetësuese .Pse ? sespe gratë nuk kanë kualifikime të mjaftueshme ? Jo,përkundrazi, gratë janë ata që kanë përqindje më të madhe të realizmit të arsimimit të lartë. Se nuk kanë përvojë të mjaftueshme? Jo e kundërta” – theksoi Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Sipas analaizave është dëshmuar se gratë lidere kanë nivel më të ulët të konfliktit ndërsa kur ju ipet mundësia të jenë në udhëheqje në mënyrë drastike më pak shkelen të dejtat e njeriut u tha me këtë rast. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)