“Covid 19”, brenda 3 ditësh 69 të infektuar, asnjë i vdekur
13.06.2022 18:30
Në tre ditët e kaluara....

Në tre ditët e kaluara, përkatësisht nga 10 deri më 12 qershor në vend janë kryer 1640 kovid teste, prej të cilëve 69 persona kanë rezultuar pozitiv.
Nga 69 të infektuar 9 janë riinfektime. Poashtu në periudhën e njejtë 85 persona janë shëruar, derisa nuk ka pasur asnjë të vdekur.
Numri i rasteve aktive me kovid 19 në vend aktualisht është 399 të infektuar, prej të cilëve 262 në Shkup.
