Unioni i mbrojtjes civile, Shqipëria së shpejti do të bëhet anëtare

13.06.2022 19:19

Në një konferencë të përbashkët me komisionerin Janez Lenerçiç...

Pas një kërkese zyrtare dorëzuar komisionierit të BE-së, për menaxhimin e krizave, edhe Shqipëria do të bëhet pjesë e Unionit të Mbrojtjes Civile.

Në një konferencë të përbashkët me komisionerin Janez Lenerçiç, kryeministri Edi Rama tha se aktivizimi i mekanizmit të BE për krizat ka ndodhur edhe më herët, ndërsa zyrtari evropian u ndal tek fatkeqësia e dytë natyrore pas tërmetit, që sipas tij ishte zjarri në Sazan.

Në këtë sezon zjarresh, Lenerçiç ndihmë për të përballuar situatën, por në mënyrë të ndërsjellë sipas tij duhet të veprojë Shqipëria.

Komisionier i BE pë menaxhimin e krizave Përpos 27 vendeve anëtare, anëtare të Unionit të Mbrojtjes Civile janë edhe Islanda, Norvegjia, Turqia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, ndërsa listës tashmë i shtohet Shqipëria. (Luljeta Ndoka, TVM2)