Maqedoni
Shkup, sanksionohen 157 qyterarë, 56 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
14.06.2022 09:21
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 157 sanksione.
Pesëdhjet e gjashtë prej sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjashtëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer dhe katër sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Poashtu janë shqiptuar edhe trembëdhjet masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, tetë masa për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq), katër për kundërvajtje nga këmbësorët dhe tetë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
