Kulturë
MK: Mbështet 19 projekte të qendrës për kulturë në Gostivar
10.01.2015 15:04
Në vitin 2015 Qendra për Kulturë e Gostivarit do të zbatojë 19 projekte të përkrahur nga Programa vjetore e Ministrisë së Kulturës...

Kjo ministri, në fund të dhjetorit të vitit që lame pas, në ueb faqen e saj dhe në shtypin ditor i shpalli projektet të cilat janë përmbajtur në programet vjetore të institucioneve kombëtare në kulturë për vitin 2015 dhe projektet e përkrahura në konkurset vjetore në sfera të caktuara dhe aktivitete nga kultura për vitin 2015.
Programi vjetor për projekte, që marrin përkrahje financiare këtë vit nga Ministria e Kulturës ka pranuar për finansim edhe 19 projekte të Qendrës pë Kulturë në Gostivar.
Sipas drejtorit të kësaj Qendre, Luan Zenku, sivjet numri i projekteve të pranuara nga Ministria e Kulturës për Gostivarin është rritur për katër për qind. Numri i projekteve mund të mos duket i lartë thotë Zenkut, por janë projekte, me vlerë të lartë për Kulturën e qytetit të Gostivarit dhe përfshinë të gjitha dimesnionet.
Pos Qendrës për Kulturë nga Gostivari, Ministria e Kulturës ka pranuar dhe do financojë një numër të madh projektesh nga shoqata artistike të Gostivarit. Këto projekte së bashku me ato të Qendrës për Kulturë arrijnë në gjithsejt 50.
Në mesin e projekteve janë edhe disa ekspozita të artistëve figurative nga Gostivari që Ministria e Kulturës do i finansojë dhe të njetat do jepen jashtë vendit, ndërsa edhe shumë ekspozita nga vende tjera dhe artist të huaj do vijnë në Gostivar.
Pos projekteve që finanson Ministria e Kulturës edhe Komuna e Gostivarit sivjet për kulturën ka ndarë nga buxheti i saj 33 mijë euro.
LULZIM HAZIRI
