Botë

Papa: Përdorimi i mercenarëve nga Rusia, monstruoz

14.06.2022 11:15

Papa Françesku është shprehur ditën e sotme se përdorimi i mercenarëve nga Rusia në Ukrainë....

Papa Françesku është shprehur ditën e sotme se përdorimi i mercenarëve nga Rusia në Ukrainë, duke përfshirë çeçenë dhe sirianë, është “monstruoz”.
 
Papa është shprehur për gazetën e përditshme italiane, La Stampa ku ka thënë se lufta në Ukrainë ishte ndoshta në një farë mënyre e provokuar ose jo e penguar.
 
Ai i përshkruan trupat ruse si të egra dhe mizore, duke shtuar se ukrainasit po luftojnë për mbijetesë.
 
I pyetur nëse është në favor të presidentit rus, Vladimir Putin, Papa Françesku thotë se ai nuk do ta reduktojë kompleksitetin e luftës në një dallim midis të mirës dhe të keqes.
 
Ai vazhdon duke thënë se shpreson të takohet me Patriarkun Kirill të Kishës Ortodokse Ruse në shtator në Kazakistan.