Maqedoni

LSDM: Prokuroria të hetojë akuzat ndaj Mickoskit

14.06.2022 11:59

Një biznesmen i njohur prej kohësh dhe kryetar aktual i komunës doli në publik me qëndrime që tregojnë...

Një biznesmen i njohur prej kohësh dhe kryetar aktual i komunës doli në publik me qëndrime që tregojnë për një veprim të mundshëm kundërligjor të Hristian Mickoskit, thonë nga LSDM, duke i kërkuar prokurorisë ta hetoj rastin. 

“Një biznesmen i tha publikisht Mickoskit që të ndalonte së kërcënuari, ndërsa kryetari aktual i një komune të Shkupit doli me një qëndrim të ngjashëm se Mickoski po kërcënonte biznesmenë. Këto, zonja dhe zotërinj, nuk janë aspak pretendime naive, aq më tepër që me aktgjykimin e fundit opinioni pa se çfarë është në gjendje të bëjë VMRO-DPMNE-ja për vjedhjen e parave të qytetarëve. Prandaj, institucionet kompetente, në radhë të parë Prokuroria Publike duhet të veprojnë, t’i hetojnë këto pretendime dhe në këtë mënyrë të parandalojnë një rast të ri Talir 2 ose Parcelat në Vodno.”, thonë nga LSDM.