Maqedoni
VMRO-DPMNE: Kovaçevski të kërkojë falje dhe të tërhiqet
14.06.2022 12:00
“Kovaçevski të kërkojë falje dhe të japë dorëheqje, ka fyer vendin dhe popullin”, thonë nga VMRO-DPMNE.....

“Kovaçevski të kërkojë falje dhe të japë dorëheqje, ka fyer vendin dhe popullin”, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Kovaçevski nuk reagoi dhe nuk e kundërshtoi deklaratën e Edi Ramës se do të jetë kryeministër i Bullgarisë Perëndimore. Përkundrazi, Kovaçevski qeshi dhe kështu miratoi nëpërkëmbjen dhe talljen në kurriz të Maqedonisë. Kovaçevski është vazhdimësi e politikave të përkuljes së shtyllës kurrizore të nisur nga Zoran Zaev, i cili tha se gjuha maqedonase dhe bullgare janë një gjuhë e njëjtë.”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.
“Kovaçevski lejoi që Maqedonia të poshtërohet publikisht dhe edhe pse e dinte se po filmohej nga kamerat, ai qeshi dhe e miratoi. Çfarë bën Kovaçevski dhe si sillet kur kamerat janë të fikur? Ekziston dyshimi i madh se në këtë mënyrë Kovaçevski i trajton negociatat që i zhvillon fshehurazi dhe se po poshtëron shtetin. Përveçse të kërkojë falje, ai duhet të japë dorëheqjen.”, thonë nga VMRO-DPMNE duke ftuar për protesta më 18 qershor në orën 20 para qeverisë.
