Botë
Zelensky: Gjermania të ketë pozicion më të qartë për luftën
14.06.2022 12:30
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje kancelarit gjerman...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të ketë pozicion më të qartë për luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Neve na duhet që kancelari Scholz të sigurojë që Gjermania mbështet Ukrainën. Ai dhe Qeveria e tij duhet të vendosin.”, ka thënë Zelensky në një intervistë për transmetuesin gjerman, ZDF.
Gjermania nuk duhet të tentojë të gjejë një balancë në marrëdhënien me Ukrainën dhe lidhjet me Rusinë, ka thënë presidenti ukrainas.
“Gjermania ka nisur të dërgojë armë më vonë sesa shtetet fqinje. Ky është fakt.”, ka thënë Zelensky.
Në fillim, Gjermania dhe Franca kanë mbështetur Ukrainën vetëm në aspektin politik dhe retorik, ka shtuar Zelensky. Por kancelari gjerman Scholz ka hedhur poshtë kritikat se Gjermania është duke vepruar shumë ngadalë në dërgim të armëve të rënda në Ukrainë.
“Ne do të dërgojmë të gjitha armët për të cilat jemi pajtuar.”, ka thënë Scholz, duke shtuar se forcat ukrainase duhet të trajnohen për përdorim të armëve.
