Maqedoni
ESHS nis nga nesër deri më 30 qershor, pilot regjistrimin e bujqësisë
14.06.2022 11:01
Nga nesër deri më 30 qershor Enti Shtetëror i Statistikave do të kryejë regjistrimin pilot të bujqësisë....

Nga nesër deri më 30 qershor Enti Shtetëror i Statistikave do të kryejë regjistrimin pilot të bujqësisë, i cili do të përfshijë një sërë fermash familjare dhe subjekte afariste që janë të regjistruara dhe të angazhuara në aktivitete që kanë të bëjnë me bujqësinë. Për këtë do të vizitohen disa ekonomi bujqësore familjare në komunat e përzgjedhura, Ilinden, Kumanovë, Tetovë, Kavadar, Krivogashtani, Strumicë dhe Çeshinovë-Obleshevë), si dhe subjekte afariste në disa komuna: Ilinden, Gazi Babë, Kisella Vodë, Butel, Tetovë, Kumanovë, Strumicë, Manastir, Resnjë.
Qëllimi kryesor i pilot regjistrimit, siç theksohet nga ESHS, është testimi i metodologjisë dhe pyetësorëve për realizimin e Regjistrimit, si dhe aspektet organizative dhe profesionale të këtij aktiviteti.
