Ekonomi
Me grante ndërkombëtare deri te investimet kapitale
10.01.2015 15:12
Më së voni deri më 6 prill të këtij viti, komunat do të munden të aplikojnë për grante të reja në IPA fondet e Bashkimit Evropian...

Mjete këto që do të shfrytëzohen për infrastructure rurale, respektivisht për ndërtim dhe rikonstruim të rrugëve lokale, ujësjellës, ndriçim rrugor e të ngjajshme.
Në këtë kontekst komuna e Likovës ka një përvojë të madhe për shfrytëzimin e mjeteve të këtilla , por edhe të atyre n ë kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar.
Në këtë komunë deri tani falë aplikimit në fonde të këtilla janë ndërtuar rruga nga Penda e Likovës deri në Gllazhnjë, pastaj objekti I Gjimnazit “ Ismet Jashari “ e të tjera.
Por komuna e Likovës, ka përpiluar strategjin edhe për vitin 2015 , ku vend kryesor do të zëjë përfundimi I Shtëpisë së kulturës në fshatin Mateç.
Në Komunën, falë ekipit të përgatitur për aplikim për fonde evropiane dhe ndërkufitare, presin që edhe këtë vit të jenë fitues të granteve të ndryshme.
NEXHAT AQIFI
