Ekonomi
Ekonomi, tregu i përbashkët rajonal parakusht për në BE
14.06.2022 13:31
Krijimi i tregut të përbashkët rajonal paraqet vlerë dhe parakusht për integrimin drejt BE-së...

Krijimi i tregut të përbashkët rajonal paraqet vlerë dhe parakusht për integrimin drejt BE-së, theksojnë nga departamenti për bashkëpunim në ambasadën e BE-së. Të inicuar nga Komisioni Europian bashkë me autoritetet gjermane nisën aksionin për mbështetjen e integrimit ekonomik rajonal me qëllim që bizneset të thejnë kufijtë, të rrisin prodhimin dhe fitimin si dhe të bëhen më konkuruese në Europë.
“Tregun e përbashkët rajonal e shohim si një parakusht për integrim në BE dhe ndërtimi i tregut të përbashkët do të mund të rrisë ofertën dhe konkurencën e cila definohet si tejet e rëndësishme në komponentën e parë të përgjigjeve sa i takon investimeve private.”, tha shefi për bashkëpunim në ambasadën e BE-së, Stefen Hudolin.
Nga ambasada gjermane konsiderojnë se nevojitet të ulet byrokracia e cila ngjason në atë të ish jugosllavisë dhe demotivon biznesmenët.
“Nëse byrokracia në këto vende të vogla nuk lehtësohet, atëherë do të jetë e vështirë për biznesmenët, pasi ata do të merren më shumë me byrokraci se sa me produktin. Konsideroj se ky projekt do të ndihmojë të identifikohen pikat ku proceset mund të bëhen më të thjeshta.”, udhëheqës në sektorin e ekonomisë në ambasadën e Gjermanisë, Oto Graf.
Qeveria në mbështetje të inicijativës duke kërkuar bashkëpunim institucinal me vendet e rajonit.
“Si qeveri ne plotësisht mbështesim këtë integrim rajonal dhe mos të shohim njëri tjetrin si konkurues por i gjithë rajoni të jetë konkurues në tregun europian. Andaj të gjitha vendet e rajonit të bashkëpunojnë ngushtë në përmirësimin jo vetëm të infrastrukturës institucionale por të lehtësohet funksionimi i bizneseve.”, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Drejtori i CEFTA-s, Marrëveshjes Europiane për Tregëti të Lirë tha se për formimin i një sistemi të ri të eksportit do të punohet tre vitet e ardhshme duke harmonizuar legjislaturat, procedurat e tregëtisë dhe marrëveshjet.
MERALE ISMAILI
