Ekonomi

Bekteshi: Kufizohen sërish marzhat për produktet ushqimore

14.06.2022 14:37

Buka e bardhë, vaji i lulediellit, sheqeri do të kenë një marzhë të kufizuar tregtar prej pesë për qind në shitje me shumicë dhe në pakicë...

Buka e bardhë, vaji i lulediellit, sheqeri do të kenë një marzhë të kufizuar tregtar prej pesë për qind në shitje me shumicë dhe në pakicë. Ky është një vendim i ri i Qeverisë i cili do të fillojë nga nesër deri më 30 shtator të këtij viti. Sipas vendimit të ri të Qeverisë, marzha prej 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë është vendosur për miellin e grurit të bardhë, makaronat, orizin dhe qumështin.
 
“Deri në fund të vitit nuk do te pranohet asnjë lloj kontrate në mes prodhuesve dhe tregtarëve me shumicë me zinxhirët e marketeve dhe supermarketeve. Ministria e Ekonomisë, Inspektorati i Tregut, resoret ekonomike, në bazë ditore ndjekin situatën dhe kjo listë me këto produkte që sot i kemi vendosur mund dhe të zgjerohet nëse Inspektorati i Tregut por dhe qytetarët lajmërojnë për rritje të produkteve.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Ulja e akcizës për derivatet e naftës, sipas Bekteshit, është kompetencë e Ministrisë së Financave, por potencon se nuk është momenti i duhur për të ulur akcizat.
 
“Është vënë mundësi ligjore që të mund të intervenohet nga ana e qeverisë dhe atë mundësi për momentin e ka Ministria e Financave dhe Qeveria dhe në momentin e duhur me siguri që Ministria e financave do të japi dhe dritën jeshile nëse vendoset për zvogëlimin e akcizës por dhe të TVSh-së.”,- theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, çmimet e ushqimeve në maj të këtij viti ishin 17 për qind më të larta se i njëjti muaj i vitit të kaluar, ndërkohë që kufizimet ishin në fuqi.
 
GAZMEND REXHEPI