Botë
Vuçiç: BE na bën presion, por a mos duhet ta njohim Kosovën?
14.06.2022 14:59
Serbia është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën për personat e zhdukur në luftë...

Serbia është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën për personat e zhdukur në luftë. Konfirmimin e bëri vetë presidenti, Aleksandër Vuçiç, pas vendosjes së kurorave me lule në Monumentin e Heronjve të Koshares në Beograd, ku u ankua edhe për presionin e Bashkimit Europian për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën në procesin e dialogut.
“Do të jetë një samit interesant më 23 qershor në Bruksel, kur do të merren vendime për Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor. Për herë të parë askush i gjallë nuk e di se çfarë do të ndodhë… Presim kritika të mëdha karshi nesh. Por unë pyes se çfarë duhet të bëjmë ne tani, të njohim Kosovën?”, tha Vuçiç për mediat.
Deklaratën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me njohje reciproke në mënyrë që vendet të përparojnë drejt integrimit në BE, e sheh si cenim të integritetit territorial dhe zbuloi se në Bruksel do të përsërisë atë që thotë vazhdimisht perëndimi për Ukrainën, që kufijtë duhet të mbrohen.
